Afrika e Jugut ka hequr shumicën e masave kufizuese kundër koronavirusit përballë një vale të katërt të infeksioneve që aktualisht kanë shënuar një nivel të ulët.

Shkollat po i rikthehen mësimit normal pa rregullin e mëparshëm të distancës.

Për më tepër, ata që rezultojnë pozitivë pa simptoma nuk do të duhet të karantinohen në të ardhmen, pas vendimit të qeverisë të njoftuar dje në mbrëmje. Për personat me simptoma, kohëzgjatja e izolimit është reduktuar nga 10 në shtatë ditë.

Sipas vendimeve të reja, ata që u janë afruar personave të infektuar do të duhet të karantinohen vetëm nëse kanë simptoma. Megjithatë, detyrimi për të mbajtur maskë dhe zbatuar rregullat e përgjithshme të higjienës mbeten në fuqi.

Të hënën, u raportuan 1,366 infeksione të reja në vendin me pothuajse 60 milionë banorë. Afrika e Jugut është tani në nivelin më të ulët të një sistemi alarmi me pesë faza.Thirrjet për heqjen e plotë të kufizimeve janë shtuar javët e fundit.

Me mbi 3.6 milionë infeksione të regjistruara dhe 95,000 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë, Afrika e Jugut konsiderohet si vendi më i prekur nga pandemia në kontinentin afrikan për sa i përket numrit të rasteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb