Gjykata më e lartë në Afrikën Jugore ka legalizuar përdorimin e kanabisit për të rriturit në vende private.

Aktivistët pro-marihuanës kanë festuar në publik, duke bërtitur “Marihuanë, je e lirë tani”, pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin.

Në një vendim unanim, gjyqtarët kanë legalizuar edhe rritjen e bimëve të kanabisit për konsumim në ambiente private.

Qeveria e Afrikës Jugore ka kundërshtuar legalizimin e marihuanës, duke thënë se kjo bimë është e “dëmshme” për shëndetin e njerëzve.

Teksa ka lexuar vendimin, zëvendës-drejtori i Drejtësisë, Raymond Zondo, ka thënë se “nuk do të përbëjë më shkelje për një person përdorimi apo posedimi i kanabisit për konsum privat”, shkruan rel.

Megjithatë, në këtë vend vazhdon të jetë i paligjshëm përdorimi, furnizimi dhe shitja e bimëve të kanabisit në vende publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb