Rastet e koronavirusit në Afrikën e Jugut kanë tejkaluar rekordin e tre milionë, ndërsa një valë e re po përhapet në zona të ndryshme për shkak të variantit të ri Omicron.

Në 24 orë Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 16, 055 raste.

Shumica e të prekurve u zbuluan në provincën e Gauteng, një ndër më të populluarat.

Ndërkohë numri i viktimave sipas autoriteteve shëndetësore mbetet relativisht i ulët, gjatë 24 orëve u raportuan 25 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 89, 944 humbje jete.

Në total numri i infeksioneve ka arritur në 3, 004, 203.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb