Rreth 500 ndihmës mjekësorë filluan sot testimin e efekteve të mundshme mbrojtëse kundër COVID-19 të vaksinës të vjetër të përdorur për më shumë se një shekull për t’u mbrojtur nga tuberkulozi (BCG).

“Prova klinike ka filluar, ne kemi vaksinuar pjesëmarrësit e parë këtë mëngjes”, deklaroi Duncan McDonald, një prej zyrtarëve të organizatës kërkimore mjekësore TASK që ka ndërmarrë studimin.

Ky test, që përfshin 250 ndihmës mjekësorë që do të marrin një injeksion të BCG dhe 250 të tjerë një medikament tjetër është kryer në spitalin Tygerberg nën drejtimin e Andreas Diacon, kreu i TASK.

“Disa vëzhgime sugjerojnë që BCG ka efekte në sistemin imunitar që ne ende nuk i kuptojmë plotësisht, në mënyrë të veçantë që e forcon atë kundër infeksioneve të frymëmarrjes”, theksoi profesor Diacon.

Studimet kanë treguar se fëmijët e imunizuar me BCG vuajnë më pak nga sëmundjet e frymëmarrjes. Puna tjetër sugjeron që mund të mbrojë kundër astmës dhe sëmundjeve autoimune si diabeti i tipit 1.

Shkencëtarët po kërkojnë të demonstrojnë se mund të ketë efekte të ngjashme të dobishme kundër koronavirusit.

“Nëse do të ishte e mundur të zvogëloheshin vetëm pak simptomat e kësaj epidemie COVID-19, kjo do të shtonte shanset për të mbijetuar, të shmangte shtrimet në spital dhe ulje të numrit të të sëmurëve”, shtoi Andreas Diacon.

“Studimi klinik i Cape Town është kryer mbi ndihmësit mjekësore sepse ne mendojmë se ata janë më të rrezikuar”, shtoi ai.

“Rreth 300 000 persona, një prej niveleve në të larta në botë, preken çdo vit nga turbekulozi në Afrikën e Jugut”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb