Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull Afrikës dhe suksesit të saj ndaj COVID-19.

Fillimisht, për shkak të varfërisë, kushteve të higjienës apo dhe mungesës së ujit të pijshëm OBSH paralajmëroi se në Afrikë do të kishte 250 milionë të infektuar por deri tani kjo tezë ka rënë.

The Guardian shkruan se suksesi i Afrikës po lihet në harresë teksa si shembuj ka marrë Ganën dhe Senegalin të cilat kanë secila nga vetëm 30 vdekje.

Në fakt në Afrikë po përdoret një metodë jo e kushtueshme, por modeste e cila gjurmon individët që kanë pasur kontakte si dhe modeli i ”testimit të pishinës”. Madje Senegali po zhvillon një kit testim e cila nxjerr kushton 1 dollarë dhe do të nxjerrë rezultatin brenda 10 minutave, nëse një person është ose ka qenë pozitiv me COVID-19.

Deri më tani koronavirusi ka prekur gjithë botën por asnjë shtet i Afrikës nuk është etiketuar si vatër e nxehtë. Vendi më i goditur në Afrikë është Afrika e Jugut me 76 mijë të infektuar dhe 1 mijë e 625 viktima.

Totali i Afrikës është 244 mijë e 422 të infektuar dhe 6 mijë e 558 viktima nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb