Një lindje rekord në Afrikën e Jugut. Në provincën Gauteng një grua 37 vjeç, Gosiame Thamara Sithole, ka sjellë në jetë 10 binjakë. Në këtë mënyrë është thyer rekordi i mëparshëm që mbahej nga Halima Cisse, nga Mali, që në majë lindi në Maroc nëntë fëmijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sithole ka pasur dy fëmijë më shumë në krahasim me atë që parashikuan mjekët nga testet paraprake.

Lindja erdhi të hënën në një spital të Pretorias dhe lajmi u raportua menjëherë nga mediat lokale. Gruaja solli fëmijët e saj nëpërmjet ndërhyrjes cezariane, 7 meshkuj dhe tre femra pas një shtatzënie që zgjati 8 muaj. Bashkëshorti i gruas, Teboho Tsotesti tha për mediat se janë shumë të lumtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb