Miliona fëmijë në Afrikë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve të armatosura dhe pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim nga organizata e të drejtave të njeriut Save the Children, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare u bëhet thirrje për krijimin e mjedisit të përshtatshëm në të cilët fëmijët të kenë mundësi të shkojnë në shkollë.

“Miliona fëmijë në Afrikë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve të armatosura dhe COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Sistemi arsimor ka shkuar në regres për shkak të fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë thuhet në deklaratën në cilën bëhet thirrje që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të parandaluar këtë situatë.

Në të gjithë botën janë rreth 160 milionë fëmijë që punojnë. Afrika njihet si një prej rajoneve ku punësimi i fëmijëve është më i përhapur në të cilën një në çdo pesë fëmijë punojnë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb