Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani në gjithë kontinentin afrikan ka shkaktuar vdekjen e 119.289 personave.

Sipas shifrave të fundit të lëshuara nga Qendrat Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, në kontinent janë konfirmuar 4.476.121 raste me koronavirus, prej të cilëve 4.016.834 janë shëruar.

Kontinenti ka arritur të kryejë gjithsej 43.116.584 teste të dyshuara për COVID-19.

Afrika e Jugut me 1,6 milion infeksione është vendi më i prekur nga pandemia në kontinent, ndërsa Maroku renditet vendi i dytë me gjithsej 507.900 raste të konfirmuara me COVID-19.

Etiopia ka regjistruar 248 mijë raste, Nigeria 164.500 dhe Kameruni 66 mijë raste.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb