Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në 4 milionë e 181 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.181.318.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.738.000 ndërsa numri i viktimave në 111.452.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Vaksinat kanë mbërritur në 44 vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje njoftoi se në Afrikë në kuadër të Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX) i cili synon qasjen e barabartë në vaksina për vendet me të ardhura të ulët dhe të mesme, janë dërguar vaksina kundër COVID-19 në 44 vende.

Po ashtu ishte ndarë informacioni se deri më tani 7.7 milionë doza të vaksinave kanë mbërritur në rajonet që kanë rrezikshmëri të lartë dhe se 32 nga 44 vendet kanë filluar vaksinimin masiv.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb