Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 3 milionë e 865 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.865.474.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.407.987 ndërsa numri i vdekjeve në 101.853.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb