Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 94 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.662.921.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.161.353 ndërsa numri i vdekjeve në 94.298.

Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.

Unioni i Vaksinës dhe Vaksinimit Global (GAVI) dje njoftoi se në kuadër të iniciativës së Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX), në gjysmën e parë të vitit 2021 do të dërgohen vaksinat kundër COVID-19 pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb