1 vit pas marrjes së detyrës, drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi, ndalet në projektet e sfidat me të cilat përballet. Ai sheh mangësi, pasi në tri dekada shteti nuk investon në albanologji, duke i lënë interesat pragmatiste të prevalojnë mbi ato strategjike, që çon në krizë studiuesish për gjuhët e vdekura.
“Ne kemi një krizë edhe në Shqipëri, sepse numri i studiuesve është i vogël dhe nuk është konkurrues. kemi studiues që të krijojnë debat publik. në tërësi janë politikanët që e bëjnë historinë dhe të apasionuarit. qasja ndaj historisë është në rënie me numrin e studentëve në rënie”, thotë Krasniqi.

Studimet e botuara nga Instituti i Historisë ndërkaq nuk arrijnë te brezat e rinj duke krijuar mangësi mes punës së bërë dhe përhapjes së dijes.
Sipas Krasniqit, “tekstet shkollore janë bere me mekanizmat e ekonomisë së tregut duke e parë historinë si biznes jo si shkencë”.
As debatet nuk kanë mundur të ndryshojnë mendësinë dhe dijet duke e bërë tranzicionin ambig, kaotik dhe joreflektues.

“Duke qenë një vend i vogël e vend kushërinj, një vend ku diktatura ka qenë e jona dhe ku ne e kemi ndërtuar, ku ka emëruar elitat dhe të aftët janë punuar në burg e janë dënuar, ata që kanë bërë kompromise kanë mundur të mbijetojnë ose kanë gjetur mundësi duke ju larguar komportimit politik, është e vështirë të flasësh për historinë se ligjërimi është i indoktrinuar, është antistalinist, i ashpër, ka krijuar mite dhe nuk lejohen të preken as të diskutohen”, thotë Krasniqi.

Për Krasniqin mënjanimi ka të bëjë edhe me qasjen e dasitë me të cilat shihen institucionet.
“Projekte që janë jashtë nesh ku ne jemi përfshirë, si ato të ASH me absurdin që nuk u jepen institucioneve përgjegjëse por aty që kanë lidhje të shkurtra politike”, thekson Krasniqi.
Krasniqi kërkon qasje reale strategjike të shtetit shqiptar ndaj albanologjisë, përtej retorikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: