Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh në fundjavë qindra të apasionuar pas natyrës. Shtegu i Ngjyrave u promovua nga inxhinieri me origjinë nga Kukësi, Afrim Tahiraj e ndërsa sot ëshët kthyer në një atraksion turistik. Prej disa vitesh, i riu i është përkushtuar fotografisë, veçanërisht Kukësit.

Afrimi ka krijuar një nismë të quajtur “Shtegu i Ngjyrave”, duke bërë kështu viral në rrjet magjinë e livadheve alpine në mbarë botën. Për kontributin e dhënë në median sociale për promovimin e Kukësit, inxhinieri Tahiraj është vlerësuar me titullin “Personalitet i Qarkut Kukës”.

“Kur më komunikuan titullin ishte krenari, nuk ishte qëllimi im që të merrja një titull por promovimi i Kukësit. Është realitet që vitet e fundit Kukësi mori vëmendje në aspektin turistik vetëm për shkak të promovimit të madh që ju bë në rrjetet sociale. Është një titull inovativ pasi nuk shohim shpesh të vlerësohesh si influencer”- tha Afrimi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: