TIRANË

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është takuar sot me Presidentin e Republikës Ilir Meta ku ka folur për çështje të shumta, mes tyre dhe për refuzimin e BE për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai kërkoi një bashkëpunim më të fortë ekonomik mes dy vendeve, ndërsa propozoi një samit të jashtëzakonshëm që mund të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut për çështjen e negociatave.
“Së pari dua të falënderoj mikpritësin tim zotin Meta për ftesën të vizitoj Republikën e Shqipërisë dhe pritjen miqësore. Marrëdhëniet mes dy vendve shënojnë një trend pozitiv zhvillimi. Kënaqësi për nivelin e arritur në marrëdheniet bilaterale. Bashkëpunimi ynë është shumë frytdhënës. Ne na lidhin shumë gjëra, historia e përbashkët, gjeografia e përbashkët, e ardhmja e përbashkët euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta.
Në takim e informova pres Meta për takimin e liderëve që është mbajtur pak kohë më parë për të vazhduar rruga europiane dhe të mbahen zgjedhjet parlamentare. Zotimi ynë të inkurajojmë faktorët në dy shtetet tona të vazhdojnë reformat. Propozova që Shtetet e Ballkanit Perëndimor në javët e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në Maqedoni për çështjen e negociatave.
Ky bashkëpunim me intensitet të pazbuluar të vazhdojë edhe të ardhmen. Energjinë tonë ta shpenzojmë dhe në bashkëpunimin ekonomik që nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike”, deklaroi Pendarovski, i cili gjithashtu tha se ka propozuar një grup miqësie mes dy vendeve.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka mohuar të ketë kërkuar ndarje të vendimit për hapjen e negociatave nga Shqipëria.
“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse realisht mendoj se të dy shtetet duhet të merrnin hapjen e negociatave. Harxhuam shumë kohë për të shpjeguar se nuk bëhet fjalë për zgjerim që do të dojë shumë vite. Ishte një lloj ndëshkimi për të gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime është që rajoni nuk duhet harruar. BE duhet të gjejë mënyra të afrojë vendet e rajonit”, deklaroi Pendarovski.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb