Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon.

Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou, raporton BBC.

Trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar.

Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste.

Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.

Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: