Debutimi i kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020 po afron. Edhe ditët kur Kristian Panuçi duhet të publikojë listën me lojtërarët që do të grumbullojë për sfidat e ardhshme kundër Turqisë dhe Andorrës më 22 dhe 25 mars, po përfundojnë. Në pritje të zbulimit të emrave, në media qarkullojnë shumë lojtarë, të cilët mund të marrin ftesë nga tekniku kuqezi. I fundit zbulohet nga “Panorama Sport”. Bëhet fjalë për Kristi Qosen, futbollistin që luan me Ruzemberok në kampionatin sllovak.

Kristi Qose
Kristi Qose

I lindur në Korçë, por i zhvilluar sportivisht jashë vendit, mesfushori po zhvillon një sezon të shkëlqyer, duke tërhequr edhe vëmendjen e Panuçit. Titullar fiks me skuadrën e tij, ai ka shënuar edhe gjashtë gola në 18 ndeshjet e luajtura deri tani. Por Qose nuk do të jetë risia e vetme në kombëtaren shqiptare në nisje të eliminatoreve të Euro 2020.

Christian Panucci Albania 3yvw8d6vh17j180v8ucyeuqnk
Christian Panucci Albania 3yvw8d6vh17j180v8ucyeuqnk

Po ashtu, pas aventurës në Ligën e Kombeve të kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesat e shumta, edhe rikthimet të skuadrën kuqezi do të jenë të shumta sidomos në repartin e sulmit. Pasi kanë zgjidhur problemet në merkaton e janarit dhe kanë gjetur skuadra me të cilat po luajnë, Sadiku dhe Cikalleshi janë në pritje të ftesave që pritet të nisë javën e ardhshme Kristian Panuçi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: