TIRANE

Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero Muharremi ka zbuluar se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë me partneren e Afrona Dika tij, në martesë. Ashtu siç ka treguar dhe vetë dyshja, përgatitjet për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre kanë filluar. Ka qenë Blero ai i cili ka publikuar kostumin që do të veshë për ceremoninë e martesës, me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Blero
Blero

“Duke u bërë gati zemër @afronadika. Faleminderit vëllai im @valdrinsahiti”,- ka shkruar këngëtari në foton e publikuar, ku nuk ka munguar dhe reagimi i partneres së tij, që siç duket nuk mund të presë më gjatë për këtë moment në jetën e tyre.

Njëherazi Muharremi ka zbuluar dhe se për pamjen e tij atë ditë do të kujdeset stilisti i njohur, Valdrin Sahiti. Nuk dihet ende nëse ky do të jetë kostumi i vetëm që Blero do të veshë, por kjo mbetet për t’u zbuluar në muajt në vazhdim.

Dasma do të zhvillohet në një nga hotelet më të njohur në zonën e ‘Ranës së hedhun” në Lezhë më 21 shtator 2019. Organizimi i dasmës, me rreth 300 të ftuar i është besuar një kompanie në Shqipëri dhe gjithçka do të jetë e bardhë. Afrona do të veshë dy fustane nusërie. Kujtojmë se Blero ka qenë më parë i martuar me Teutën, me të cilën ka dhe një vajzë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb