TIRANË

Ndonëse e ka mbështetur pr/ligjin e prezantuar sot në komisionin e ligjeve nga ministrja Elisa Sporopali të “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”, si një nismë me qëllim pozitiv, deputeti Fatmir Xhafaj ka rezervat e tij në hartimin e këti drafti. Xhafaj, tha se ligji është shkruar keq dhe se nuk është argumentues për qytetarët.

“Ka qenë një hap shumë i madh përpara në këto tetë vjet procesi i derregullimit dhe përfshirja e teknologjisë në dhënien e shërbimeve ç’ka ndihmuar në cilësinë e mirëqeverisjes, aksesin e shërbimet ndaj qytetarëve dhe uljen e mundësisë për përfitime korruptive në shërbimet publike dhe pjesë e këtij procesi është edhe funksionimi i bashkëqeverisjes e agjensisë përkatëse. Kjo është një gjë pozitive.

Por ligji nuk e ka qartësinë e nevojshme për ta konsoliduar këtë proces, por përkundrazi në disa nene të tij e komplikon. Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por ligji vetë shkon përtej dhe nuk është i shkruar mirë . Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Ministrja bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme.” u shpreh Xhafaj, ndërsa listoi një sërë pyetjesh për ministren Spiropali.

“Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje. Relacioni flet për riorganizim të agjenciosë. Cili është statusi aktual i agjencisë? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit?
Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite? Agjencia e sjell në këtë formë ligjore nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore.

Ku hyn agjencia në strukturën e administratës shtetërore dhe është institucion varësie apo agjensi autonome? Nuk e kuptoj zonja ministre pse duhet të ketë flamur dhe stemë kjo agjenci?
Mbrojtja e të dhënave si do të garantohet?

A ka nevojë në këtë ligj apo duhet t’i referohemi ligjeve të tjera? Në këtë pligj nuk kuptoj cili është roli i sekretarit të përgjithshëm si nënpunësi më i lartë i shërbimit civil? Roli i portalit dhe vet Agjensisë në luftën kundër korrupsionit duhet rishkruar për ta bëre shumë më efiçente dhe më të koordinuar me agjensit e tjera të ekzekutivit të përfshira me ligj në ketë fushe”, ka thënë Xhafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb