NGA: ERJOLA JATA *TIRANE- Depozitat e individëve në fund të vitit 2014 kanë shënuar një rritje prej 2.2 % krahasuar me një vit më parë, kështu ka deklaruar kreu i Agjensisë së depozitave ne komisonin parlamentarë të ekonomisë Toni Gogu. Kemi një rritje të depozitave në total prej 4.3 % nga viti në vit. Kemi një rritje totale të depozitave të individëve dhe korporatave.Në përqindje totali i depozitave të individëve është rritur me 2.2 % ndërsa totali i depozitave të kompanive është rritur me 16 %,totali i depozitave të siguruara është rritur me 2.4%”, – Toni Gogu.
Për deputetin socialist, Ervin Bushati rritja e depozitave me 44 milirdë lekë tregon besimin e shqiptarëve në sistemin bankarë. Nga ana tjetër deputeti demokrat, Ridvan Bode u shpreh se nëse depozitat do të financoheshin në ekonomi do të kishim një rritje ekonomike. “Shifrat e raportuara këtu flasin për të kundërtën, flasim për një ekonomin si asnjëherë tjetër,për një rënie të burimeve të financimit.
Bëhet fjalë për rritje depozitave dhe sikur kjo të ishte financuar 100 % për ekonominë ne do të kishim një rritje të ekonomisë prej 0.2%, por rënia e investimeve gjatë 2014 ka çuar në këtë që biznesi paratë e fituara nuk i investon por i depoziton. Biznesi nuk është depozituar është konsumatorë i depozitave të qytetarëve,dhe kjo rritje prej 16 % është shenja më e keqe e mosreagimit të ekonomisë së vendit.”, -tha Ridvan Bode. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në ekonominë shqiptare gjysma e parave që shqiptarët kanë në banka është e përqendruar në dorën e rreth 4% të popullsisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: