SHBA

Një grua në rolin e James Bond? Daniel Craig thotë “jo. Në një intervistë për Radio Times aktori tregon se ky rol nuk duhet të interpretohet nga një femër.

Craig është i mendimit se për kapitujt e ardhshëm të sagës mund të mendohen role femërore po aq të rëndësishme sa i Bond-it, por pa interpretuar personazhin kryesor.

Pak a shumë siç ndodh me “No Time to Die” ku Craig tërhiqet nga MI6 e zëvendësohet nga një agjente me leje për të vrarë e në jetën reale ajo është aktorja britanike Lashana Lynch. Madje, Lynch po përflitej për të intepretuar Bond-in në të ardhmen, edhe pse në një intervistë të fundit dhënë për “The Guardian”, ajo vetë e mohoi këtë mundësi.

Sa i përket zëvendësuesve të mundshëm të Craig-ut, në listë janë aktorë të kalibrit të Tom Hardy-t, Idris Elba-s e Tom Hiddleston-it. Kujtojmë që filmi i ri “No Time to Die”, i 25-ti në serinë James Bond e ka premierën më 28 shtator, në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb