Agjenti i Karim Benzemas, Karim Djaziri i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit, duke thënë që sulmuesi ishte i gatshëm për të kontribuar për Francën në Botëror që në fazën 1/16. Gjithsesi, pavarësisht këtyre, u vendos që lojtari kyç i grupit të mos luante.

“Benzema mund të ishte në dispozicion që nga 1/16. Unë e postova, por në fillim u konsultova me tre ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim Benzema mund të ishte i disponueshëm që nga raundi i 1/16”- Tha ai. Kujtojmë që ylli Benzema mbeti jashtë Botërorit për shkak të një dëmtimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: