Argjentina do të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar, e para në histori që do të luhet në vjeshtë. Për të parashikuar triumfin e “Seleçion”, siç raporton “Mundo Deportivo”, nuk ishte ndonjë algoritëm, por diçka e ngjashme.

Më saktë një parashikim matematikor i bërë nga Joachim Klemen, i cili me profesion punon si agjent burse, por që në sektorin e parashikimeve të futbollit krenohet gjithashtu me një të kaluar më se të jashtëzakonshme.

Tashmë ai ka parashikuar përmes sistemit të vet të llogaritjeve si suksesin e Gjermanisë në “Brazil 2014”, edhe atë të Francës në “Rusia 2018”. Me pak fjalë, Leo Messi dhe të gjithë argjentinasit mund të ngrenë trofeun më të lakmuar në futbollin global.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb