Agjenti i Paulo Dybala ndodhet në Torino ku të enjten ka planifikuar një takim me drejtuesit e Juves. Jorge Antun, po luan një lojë të dyfishtë pasi në të njëjtën kohë pa mban kontakte të vazhdueshme edhe me drejtorin e deleguar të Inter, Beppe Marotta.

Sipas mediave argjentinase, ky takim pritet të vendos përfundimisht të ardhmen e Dybala pasi as drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk kanë ndërmend të presin më gjatë. Nuk kanë ndërmend as të rrisin ofertë e tyre e cila është në limit, 7 milionë euro në sezon, plus bonuse. Prano ofertën ose largohu.

Dybalaaaa
Dybalaaaa

Në dritare qëndron Marotta, i cili në asnjë moment nuk e ka fshehur interesimin e tij dhe të Inter për Dybala. Marotta do të ndërhyjë vetëm në atë rast kur mes Dybala dhe Juve do të ketë “tym të zi”.

Sigurisht as Inter nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare, as ata nuk e kanë këtë luks, por ndryshe nga Juve janë të gatshëm të japin Dybala më shumë siguri dhe garanci për të ardhmen. Përpara se të përpiqen për të joshur Dybala duhet të shesin Alexis Sanchez, i cili do të jetë i sakrifikuari i parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb