Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi thotë se ai është lodhur duke pritur Napolin dhe ka lënë të hapur mundësinë që klienti i tij të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Që kur (Gennaro) Gattuso arriti, Hysaj po bën shumë mirë”,  ka thënë Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

“Ai pati vetëm një rënie në formë me [Carlo] Ancelottin”.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

“Zgjatja e kontratës nuk ka të bëjë me rinovimin e Gattuso”, këmbënguli Giuffredi.

“Ai nuk ka pse të rinovojë nëse trajneri qëndron. Unë kam qenë duke vrapuar pas Napolit për dy vjet që të kisha një rinovim dhe tani jam lodhur”.

“Është e drejtë të shqyrtohen propozimet që do të mbërrijnë. Nëse Napoli bën atë të duhur, Hysaj dëshiron të qëndrojë, përndryshe ai do të nënshkruajë me kë”.

“Ai jo vetëm që duhet të qëndrojë për Gattuson, por Napoli duhet të besojë në të”, ka shtuar më tej agjenti i reprezentuesit të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb