E ardhmja e Elseid Hysajt është gjithnjë e një rebus. Shkodrani, që është në skadencë kontrate me Napolin nuk do të rinovojë me ekipin aktual dhe u përfol gjatë verës së shkuar për një transferim te Roma. Por tashmë edhe ky opsion ka rënë.

“Oferta për Hysajn? Me problemet aktuale askush nuk e ka mendjen te merkatoja. Esleidi te Roma? Ky është një budallallëk i madh”, ka thënë për mikrofonët e “Radio Punto Nuovo” agjenti Mario Xhufredi, që ka mbyllur me një përgjigje të thatë mundësinë e kalimit të kapitenit kuqezi te verdhekuqtë e kryeqytetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb