Tifozët e Interit mund të rrinë të qetë. Pas thashethemeve të shumta gjatë muajit të fundit për një largim të mundshëm të Romelu Lukakut, vjen deklarata e menaxherit të belgut që shuan çdo gjë.

“Kemi bërë një përmbledhje të situatave të ndryshme, mendoj se Interi mund të jetë i sigurt për të ardhmen e Lukakut. Ai po bën një pushim të merituar dhe nuk ka aspak probleme” – u shpreh agjenti i Lukakut, Federico Pastorello, i cili shtoi më pas:

“Kam ardhur të flas për Keita Balde, Inter është ende i interesuar, Inzaghi e njeh atë shumë mirë dhe po e vlerëson veten. Shumë lëvizje do të varen nga largimet që do të ndodhin”.

Ndërkohë, vetë Lukaku ndodhet në SHBA, por nuk humbet aspak kohë për të mbajtur trupin në formë. Sulmuesi i Interit zgjodhi të punojë me ekipin e “Doctor Sports”.

Fokusi është sezoni i ri futbollistik, që e nis si kampion i Italisë. Vetëm se te zikaltrit nuk drejton më mentori i tij, Antonio Conte, por Simone Inzaghi. Për të nuk ka shumë rëndësi, ai premton sërish gola të tjerë për Interin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb