Agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia Quilón ka dhënë mendimin e tij rreth të ardhmes së mbrojtësit të Milanit.

“Çdo lojtar ka një ekip në të cilin gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Që kur mbërriti në Milano, Theo është ndjerë mirë dhe është pritur mirë nga i gjithë ambienti.

Ai është rritur shumë në San Siro, është shumë i lumtur me qytetin dhe klubin. Nëse skuadra vazhdon të rritet siç po bën ai, nuk e përjashtoj që ai të ketë dëshirë të qëndrojë përgjithmonë aty. Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: