Arturo Vidal, ashtu si edhe Modric, kanë qenë dy nga emrat e kërkuar nga Interi këtë merkato vere që nuk mbërritën kurrë në Milano. Për kilian që aktivizohej me Bayern-in, mediat italiane patën shkruar se ishte arritur akordi me zikaltërit dhe pritej vetëm zyrtarizimi.

Kjo nuk ndodhi dhe vetëm brenda pak ditëve mesfushori u bë futbollist i Barcelonës. Për këtë tratativë që u përfol shumë ka dhënë versionin e tij agjenti i futbollistit, Giovanni Branchini, i cili për “RMC Sport” është shprehur:

“Bota ka nevojë për realitet dhe ekuilibra, kështu që nuk duhet ta teprojmë më kot. Interi nuk e kishte kurrë si zgjedhje të parë Vidalin, pasi kishte dëshirë të madhe të transferonte në Milano Modriçin. Ata nuk mund t’ia thonin futbollistit që është një alternativë e dytë dhe kur në skenë hyri Barcelona, askush nga Interi nuk insistoi ose të kundërshtojë ofertën e Barcelonës. Kjo është e gjithë historia.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb