Mesfushori i Interit, Mateo Kovaçiç, nuk do të largohet nga klubi italian, pavarësisht interesimeve nga disa skuadra evropiane, ka konfirmuar agjenti i lojtarit. 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me klubin më herët gjatë sezonit, por kjo nuk i ka ndalur klubet evropiane të kërkojnë shërbimet e tij. Arsenali është edhe skuadra më e interesuar.

“Ai ka zgjatur kontratën dy muaj më parë dhe asgjë nuk ka ndryshuar në atë aspekt. Ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare dhe beson në të ardhmen e tij tek Interi”, tha Niki Vuksan.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: