Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka përgëzuar kundërshtarët për kualifikimin duke theksuar se e meritonin pasi Ajax ka bërë gjatë gjithë vitit një futboll të mrekullueshëm.

“Një ndeshje e mirë, Ajax meritoi kualifikimin. Kjo është një garë ku një gjysmë ore mund të përcaktojë kalimin në e raundin tjetër. Jannë 5-6 vjet që renditemi në 8 më të mirat e Europës. ‘Harkëtarët’ kanë bërë gjithçka mirë, është fillimi i një cikli që filloi me finalen e Europa League. Juvenus, pak vite më parë, ishte e 43-ta në renditjen e Uefa, tani është e pesta.

Agnelli ka folur edhe për tifozët:

“Pakënaqësia e tifozëve është e qartë, por  duhet të përgëzojmë kundërshtarin, i cili ka bërë një futboll të mrekullueshëm gjatë gjithë vitit dhe ka eleminuar Bayern Munichun, Real Madridin dhe Juventusin.”

E ardhmja e Allegrit?

“Për ne, Liga e Kampionëve do të jetë një objektiv për vitet që vijnë. Allegri do tëqëndrojë, ai ka në kontratë edhe një vit. Në fund të sezonit do të takohemi për të filluar përsëri”, u shpreh Agnelli.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb