Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është dita e së vërtetës. Max Allegri do të takohet me presidentin Agnelli për të përpiluar sëbashku të ardhmen e Juves ose lamtumirën. Kjo e fundit vështirë se mund të ndodh nëse i referohemi deklaratave të dy protagonistëve.

Juve Allegri Champions1 1280x720
Juve Allegri Champions1 1280×720

Allegri theksoi pas sfidës së parë kundër Ajax se do të vazhdoj të qëndroj te Juve ndërsa presidenti nxitoi ta konfirmoj: “Champions League mbetet një objektiv fiks edhe për vitin e ardhshëm, me Allegrin në stol”. Por çfarë ka ndodhur pas këtyre deklaratave? Ndodhi që në mënyrë befasuese, PSG i paraqiti trajnerit të Juve një kontratë 3-vjeçare dhe 15 milion euro neto në sezon, një ofertë që më sa duket ka bërë që Allegri të mendohet seriozisht.

Përballë këtij fakti, Juve nisi të mendoj për pasuesin e tij, gjithnjë nëse Allegri vendos të largohet në Paris. Conte, Deschamps, Pochettino etj, të shumë janë emrat që janë lakuar këtë periudhë si pasues të Allegrit. Në këtë lëmsh zërash dhe burimesh të ndryshe, Agnelli foli sërish:

Allegri
Allegri

“Allegri qëndron, më pas vendos ai”, duke ia kaluar topin trajnerit. Allegri mund të qëndroj te Juve por këtë herë sipas kushteve të tij, kërkon një kontratë 3-vjeçare, pasi aktualja i skadon në 2020, dhe kërkon minimalisht 10 milion euro neto në sezon, aktualisht përfiton 7,5. Nëse Agnelli vendos tia plotësojë këto kërkesa, atëherë Allegrit do të jetë trajneri i Juves edhe sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb