Nuk janë vetëm personazhet e njohur ndërkombëtarë që janë sensibilizuar me tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Nepal. Ndër ta edhe ish-”Miss Kosova”, Agnesa Vuthaj ka dhënë kontributin e saj modest për të mbijetuarit.
Përmes llogarisë së saj në “Instagram” ka treguar se ka dhuruar për këtë ngjarje tragjike.

“Sapo dhurova për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Nepal, shpresoj se edhe ju do të veproni njëjtë”, ka shkruar Agnesa përbri një fotoje të publikuar në “Instagram”. Megjithëse bukuroshja ka kërkuar që edhe të tjerët të ndjekin rrugën e saj, ajo nuk ka zbuluar shumën e të hollave apo në çfarë forme i është bashkëngjitur këtij aksioni bamirësie. Nuk ndodh shpesh të shikosh një emër të njohur në Shqipëri që jep kontributin në një tragjedi natyrore, aq më pak kur bëhet fjalë për një vend të largët si Nepali. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë të tjerë emra që do t’i bashkëngjiten nismës që Agnesa ka ndërmarrë.

 

(m.k/Vip Pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: