Futbollistët e Kombëtares Ansi Agolli dhe Sokol Cikalleshi kanë dalë në një konferencë sot ku kanë folur për shpresat e tyre që të luajnë edhe një ndeshje.

Ansi Agolli, i cili mori detyrën e kapitenit në dy ndeshje për shkak të mungesës së Lorik Canës tha se kjo është një përgjegjësi dhe emocion.

“Kapiteni është Loriku, na ka mbështetur gjithnjë. Unë kapiteni? Është emocion dhe përgjegjësi. Shpresojmë të luajmë dhe një ndeshje, e meritojmë”, ka thënë Agolli.

Ndërsa Cikalleshi duke folur për lëvizjet e De Biasit tha se i respekton gjithnjë vendimet e trajnerit.

“Shpresojmë shumë të kemi një fund të lumtur, flasim gjithnjë për skenarët që na kualifikojnë. I respektoj gjithnjë vendimet e trajnerit, ai vendos un jam gjithnjë gati. Vendi në sulm nuk ishte pronë e imje. Sadiku ishte zgjedhje e trajnerit. Nuk ka rëndësi kush është titullar”, ka thënë Cikalleshi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: