Puntata e sotme e “Përputhen” është shoqëruar me debate dhe fjalë të rënda mes konkurrentëve, Efit dhe Dritanit.

Debati agravoi pasi Dritani hodhi akuza në drejtim të Efit duke thënë se ajo e vlerëson shumë pamjen e saj të jashtme, teksa ajo nuk ia ka kursyer përgjigjen.

Dritani: Ti e vlerëson veten nga ana e jashtme. Në çdo vend thua shiko si jam

Efi: Mos gënje, kur e kam thënë. Po ofendohem shumë dhe më ka ndodhur shumë shpesh të më thuhet diçka që nuk e kam thënë. Si s’ke turp që vazhdon e thua. Mu vetmja mund të më pëlqejë apo jo po gjëra që nuk i kam thënë mos i nxirrni nga goja. Ti gënjen veten.

Dritani: Nuk gënjej e ke thënë në backstage.

Efi: Lëri këto mbaj vendin, nuk ndihesh se mund të jesh pranë meje dhe ke një ndjenjë inferioriteti.

Arjani: Këta përpiqen të thonë diçka tjetër dhe thonë diçka tjetër.

Efi: Ti më ke shkruar para dy ditësh më ke thënë se je shumë e mirë po nuk guxoj të të afrohem se s’më ke dhënë afrimitet.

Efi: Si ti besoj unë këtij, shiko çfarë bën?

Dritani: Ku është gabimi im, thjesht i thashë që je shumë mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: