Qindra ndjekës të klerikut shiit me ndikim të madh në Irak, Muqtada al-Sadr, hynë në parlamentin e vednit të shtunën, për herë të dytë brenda një jave, për të protestuar kundër përpjekjeve për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupe që mbështeten nga Irani.

Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit, duke plagosur disa prej tyre. Protestat çuan në anulimin e një seance të parlamentit të parashikuar të mbahej sot.

Nëpërmjet një deklarate, kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi forcat e sigurisë të mbrojnë demonstruesit ndërsa u kërkoi këtyre të fundit që të protestonin në mënyrë paqësore.

Protestuesit, mbështetës të klerikut me ndikim Muqtada al-Sadr, janë kundër formimit të qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Korniza e Koalicionit, një aleancë partish shiite që mbështen nga Irani.

Të mërkurën, qindra ndjekës të klerikut al-Sadr sulmuan ndërtesën e parlamentit pas njoftimit se Mohammed al-Sudani do të ishte kandidati për kryeministër, duke sinjalizuar se përpjekjet për të formuar qeverinë do të vazhdojnë pavarësisht kërcënimeve të al-Sadr-it./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: