Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me sulmin e sotëm ndaj kreut të Partisë Demokratike gjatë protestës së sotme të opozitës.

E ftuar në studio, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka quajtur sulmin agresion brutal politik ndaj opozitës dhe një provokim të rëndë ndaj shoqërisë në përgjithësi.

Topalli u shpreh se nuk beson në pretendimin se 31-vjeccari ka probleme mendore duke e quajtur një alibi të shumë përdorur.

“Agresion brutal politik, një ndër ngjarjet më të rënda të tre dekadave, agresion i egër kundër opozitës dhe provokim i rëndë ndaj shoqërisë në përgjithësi. Ndër ngjarjet më të paimagjinueshme që vjen pas disa zhvillimeve të viteve të fundit, të rritjes së arrogancës, të një shoqërie në vuajtje për shkak të pasigurisë. Nuk besoj se është person me probleme mendore.

Është një alibi e vjetër e përdorur gjithmonë në të tillë raste edhe në vende të tjera.

Në historinë tonë të 3 dekadave nuk ka ndodhur kurrë kur kreu i opozitës është agresuar brutalisht në këtë formë kur po drejtonte një protestë paqësore.

Precedent i rrezikshëm për historinë politike.

Kushdo të ndodhej në atë situatë do të donte të shkonte në spital, Berisha drejtoi protestën, mori fjalën, mbajti një ndër fjalimet më të mira e pro europiane, e pas kësaj shkoi e përshëndeti demokratët e tij e mban një konferencë shtypi.

Keqardhje që disa deputetë të opozitës përpiqen ta konsiderojnë thjeshtë deputet Berishën sepse është kryetar i opozitës shqiptare”, deklaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb