Ngjarjet në fillim të kësaj jave në Belgorod, provincën ruse pranë kufirit me Ukrainën që u vu nën sulme, kanë sjellë në qendër të vëmendjes aktivitetet e rusëve të cilët flasin hapur për rrëzimin e presidentit Vladimir Putin.
Videot e një burri që pozonte sipër një automjeti të blinduar me ngjyrat e flamurit ukrainas në helmetën e tij janë bërë virale në rrjet.
Ai tha se zgjodhi të luftonte për Ukrainën dhe e solli luftën në vendin e tij, në rajonin e Belgorodit, i cili për muaj të tërë ishte bombarduar dhe sulmuar.
Sipas mediave të huaja, burri i përket Trupave Vullnetare Ruse, një njësi ushtarake e krijuar nga nacionalistët e arratisur të ekstremit të djathtë të dëbuar nga Rusia. Në këtë grup pranohen vetëm shtetas rusë si anëtarë. Disa nga luftëtarët u bashkuan me forcat ukrainase në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë. Të tjerë u bashkuan pas fillimit të luftës në shkurt 2022.
(BalkanWeb)