Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, ka refuzuar një ftesë nga lideri rus Vladimir Putin për të vizituar Rusinë.

Në një reagim në Twitter ai ka thënë se ka shprehur falënderime për ftesë, por nuk mund të jetë i pranishëm në Moskë.

“Sapo fola me telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. E falënderova për ftesën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg dhe iu përgjigja se nuk mund të shkoja në Rusi për momentin. Por unë përsërita gatishmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, për të biseduar me të dyja palët e konfliktit në kërkim të paqes”, ka shkuar në një postim në Twitter kreu i Brazilit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb