Japonia njoftoi paketën e re në ndihmë të Ukrainës. Ministri i Financave, Shunichi Suzuki tha se qeveria japoneze do të japë 1 miliard dollarë ndihmë për refugjatët ukrainas.

Financimi do të sigurohet nëpërmjet Bankës Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), e cila zakonisht ofron ndihmë në formën e huadhënies, garancive dhe investimeve të kapitalit.

Suzuki e bëri njoftimin teksa mbërriti në Niigata, në veri të Tokios, për të kryesuar një takim tre-ditor të liderëve financiarë nga vendet e përparuara të Grupit të Shtatë (G7). G7 do të diskutojë gjithashtu se si të parandalojë Rusinë që të anashkalojë sanksionet e vendosura pas pushtimit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: