Ukraina pretendon se vendet anëtare të NATOS-s janë palë në konflikt në Ukrainë dhe se e kanë kthyer atë në një kamp ushtarak.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka deklaruar se NATO është palë në konflikt në luftën në Ukrainë.

Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të këshillit të sigurisë që nga viti 2008. Sipas mediave të huaja, ai është mik i ngushë me presidentin rus, Vlamiri Putin.

Sipas gazetës qeveritare “Rossiyskaya” citoi Patrushevin të thoshte se “Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ata e bënë Ukrainën një kamp të madh ushtarak. Ata dërgojnë armë dhe municione për trupat ukrainase, u sigurojnë atyre inteligjencë”.

Ai ka akuzuar Perëndimin për komplote të shumta, duke përfshirë ‘krijimin e një perandorie gënjeshtrash, që përfshin poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë”, si pjesë e një plani të supozuar për ‘reduktimin e popullsisë së botës’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: