Moska ka paralajmëruar se “Lufta e Tretë Botërore në shkallë të plotë” mund të ndodhë së shpejti.

Një tipar i luftës në Ukrainë kanë qenë deklaratat dhe paralajmërimet e shpeshta të lëshuara nga figura të njohura të Kremlinit për perspektivat e një konflikti global dhe bërthamor.

Një aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ai i bëri komentet e tij të fundit të tilla gjatë një fjalimi në një maratonë arsimore në Moskë sot.

“Nuk mund të them se cila është pika e fundit, cili mund të jetë shkaktari, por mund të ndodhë në një moment. Ne të gjithë duhet të punojmë për të siguruar që ky kërcënim i konfrontimit global, i një Lufte të Tretë Botërore të nxehtë dhe në shkallë të plotë të mos materializohet”, citojnë mediat e huaja.
Ai këmbënguli se Rusia nuk dëshironte ta shihte këtë të ndodhte, por shtoi se perspektiva e luftës bërthamore “po shtohej çdo ditë”.

Medvedev tha se në rininë e tij ai dhe miqtë e tij “dikur flisnin për konfrontimin me Shtetet e Bashkuara, për Paktin e Varshavës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”.

“Atëherë dukej si një lloj skenari hipotetik, i largët dhe i pamundur. Por nuk mund ta them këtë tani, sado e trishtueshme që mund të tingëllojë”, përfundoi ai.

Paralajmërime të tilla janë pritur me skepticizëm të gjerë nga analistë dhe zyrtarë të inteligjencës ushtarake në Perëndim, të cilët thonë se deklaratat janë krijuar thjesht për të penguar aleatët e Ukrainës nga përfshirja e mëtejshme në konflikt  duke luajtur për një audiencë vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb