Qeveria britanike u zotuar se do të trajnojë pilotët ukrainas duke filluar nga kjo verë. Ky njoftim vjen pas takimit të kryeministrit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit britanik Rishi Sunak në Londër

Programi i “fazës elementare të fluturimit” synon “të trajnojë qytetarët ukrainas që të jenë pilotë avionësh absolutisht të gatshëm për luftim” me njohuri mbi taktikat e NATO-s, tha ai në Chequers, rezidenca zyrtare e kryeministrit në vend.

“Nuk është vetëm sigurimi i avionëve, është gjithashtu trajnimi i pilotëve dhe e gjithë logjistika që shkon së bashku me këtë dhe Britania mund të luajë një rol të madh në këtë. Një gjë që do të bëjmë, duke filluar relativisht shpejt, është trajnimi i pilotëve ukrainas dhe kjo është diçka që kemi diskutuar sot dhe ne jemi gati t’i zbatojmë ato plane në një kohë relativisht të shkurtër”, tha Sunak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb