Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se Ukraina nuk ka kohë për të humbur dhe se SHBA-të po i dërgojnë armët sa më shpejtë që të munden.

Pas një takimi me zyrtarët, Austin theksoi rëndësinë e dërgimit mjeteve luftarake të blinduara në Kiev, duke shtuar se ‘Ukraina nuk ka kohë për të humbur’.

“Ne duhet të përmbushim shpejt angazhimet tona të premtuara. Kjo përfshin dërgimin e armëve të blinduara në fushën e betejës dhe sigurimin që ushtarët ukrainas të trajnohen, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Austin.

Që nga rimarrja e zonave të territorit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, Ukraina kohët e fundit është mbajtur në mbrojtje, duke planifikuar një kundërofensivë më vonë, pasi toka me baltë të thahet dhe automjetet e blinduara, tanket e furnizuara nga perëndimi të mbërrijnë.

Megjithatë, duket se Uashingtoni është gjithnjë e më i shqetësuar për pakësimin e furnizimit të Ukrainës me municione dhe po përpiqet të rrisë shpërndarjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb