Kryebashkiaku i Dnipro-s ka paralajmëruar se mund të mos ketë të mbijetuar të tjerë pas sulmit me raketa ruse të së shtunës në një ndërtesë apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës.

Sulmi la 23 të vdekur ndërsa 43 të tjerë janë të zhdukur.

Kryebashkiaku, Borys Filatov deklaroi se mundësia për të gjetur të mbijetuar është “minimale”.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin në një prononcim për mediat është shprehur se operacionet ushtarake do të planifikoheshin.

Përpos Dnipros u sulmua dhe Kievi, Kharkiv, Odesa, të cilat janë në shënjestër të Moskës në sektorin e energjisë elektrike dhe atë ushtarake.

Goditja shkatërruese në Dnipro goditi hyrjen e një ndërtese nëntëkatëshe, duke i kthyer disa kate në rrënoja të djegura.

Nga shpërthimi në ndërtesën nëntëkatëshe, vetëm 38 persona arritën që të shpëtoheshin të gjallë, ndërsa 72 u plagosë, duke përfshirë 14 fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: