Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka thënë se “vendi i merituar i Ukrainës është në NATO”.

Komentet Sunak i bëri ndërsa merrte pjesë në një samit të liderëve evropianë në Moldavi.

Duke folur për transmetuesit në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian, Sunak tha se “Unë pajtohem me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se vendi i merituar i Ukrainës është në aleancë dhe ajo për të cilën po flasim gjithashtu me Ukrainën tani është të sigurohemi që ata të kenë të gjithë mbështetjen e nevojshme për një kundërsulm të suksesshëm”.

Sakaq, lideri britanik tha se ishte “krenar” për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Ukrainës, duke shtuar se “Ne duam të sigurohemi që të vendosim marrëveshjen e sigurisë për Ukrainën në një periudhë afatgjatë, me qëllim për t’i dërguar një sinjal shumë të fortë Vladimir Putinit. Ne jemi këtu për të qëndruar dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, jo vetëm tani, por për vite në të ardhmen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb