SHBA- Stephen Paddock, autori i masakrës në Las Vegas ku mbetën të vrarë 59 persona si dhe u plagosën 500 të tjerë, kishte vendosur disa kamera në hotel, për të ruajtur nga policia.
BBC shkruan se kamerat ishin vendosur edhe përreth hotelit ku ai qëndroi dhe qëlloi nga kati i 32, duke bërë një kasaphanë të vërtetë për 11 minuta.
Dy kamera në korridor dhe një tjetër tek vrima e çelësit e lejuan atë për të parë nëse punonjësit e poicisë apo sigurisë po i afroheshin.
Zyrtarët ende po përpiqen të përcaktojnë pse Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr në një koncert nga Hotel ‘Mandalay Bay’, ndërsa thuhet se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe mirëmenduar.
‘Daily Mail’ ka publikuar sot videon ku duken se si policët janë në aksion, ndërkohë që mbi ta bien breshëri plumbash.
(ed.me/BalkanWeb)