Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, me anë të një reagimi në “Facebook” shkruan se ditën e bllokimit të aeroportit, nuk kishte asnjë vaksinë rezervë.

Duka thekson se Rama keqpërdoron elektoralisht situatën.

Deklaratë për Shtyp

Duka: Keq-përdorimi  elektoral i situatës në Rinas – zbulon krizën e thellë të Rilindjes. Shtet-rrumpallë – ditën e bllokimit të Rinasit asnjë vaksinë rezervë – një ditë më vonë 100.000 vaksina?!

Vaksinimi është shumë i vonuar pavarësisht sondazheve të parapaguara dhe fushatës marramendëse  për të fshehur realitetin e hidhur varfërues. Si ka mundësi që një bllokim 24 orë i Rinasit të cilin unë e dënova publikisht vonoi vaksinimin dy ditë?!

Edhe familja më e varfër mban rezerva ushqimore për një javë. Ndërsa qeveria Ramës nuk kishte rezerva vaksinash të paktën për 3 ditë?!

Ditën e grevës rezervat paskan qenë zero ndërsa  një ditë më vonë vijnë 100 mijë vaksina. Kjo është edhe pa aftësi qeverisëse dhe pa shpirtësi njerëzore.

Fushata e pamoralshme elektorale me vaksinat – nuk e fsheh dështimin ekonomik. Mos arritja e vaksinimit të tufës përpara sezonit turistik po e vret ekonominë.  Shikoni prenotimet në zonat turistike për këtë vit, deri tani ato janë në nivele minimale.

Ndryshe nga qeveritë e tjera, Rilindasit kanë rreth 8 muaj që nuk ofrojnë asnjë paketë mbështetje për të varfërit, të papunët dhe bizneset në risk falimentimi. Ata paguajnë vetëm faturat e ppp-ve dhe për projektet korruptive.

Në 25 Prill votuesit shqiptarë nuk do të  mashtrohen nga fushatat 3D, por do të votojnë kundër vjedhjeve jo vetëm nga 3P-të. Nuk ka marketing që mposht votën kundër varfërisë, kundër babëzisë dhe kundër oligarkisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb