Deputeti opozitar, Agron Duka i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ka thënë se vota e emigrantëve duhet të vendoset.

Ai tha se për këtë duhet marrë modelet më të mirë e shteteve të tjera, që e kanë implementuar më herët.

“Pse të mos e dojë. Nëse votat zgjidhen, atëherë votat e diasporës nuk i do ajo që vjedh zgjedhjet. Si mund të mendojmë e pandehim që emigrantët në Greqi janë pro apo kundër të djathtës, kjo mbetet për t’u parë. Më duket alogjike të minohet. Duhet të ketë në mes ndërkombëtarët. Kanë edhe eksperiencën. Ne nuk do të shpikim, do të ndjekim eksperiencën e të tjerëve. Si e kanë zgjidhur ato vende ku emigrantët votojnë atje”, tha Duka.

Duke folur për zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike Agron Duka tha:

“Unë mendoj që me humbjet e një pas njëshme të PD, por edhe gabimet që bëri, kjo i bëri shumë pesimistë votuesit e djathtë sepse shkuam nga humbja në humbje. Duke mos marrë pjesë në parlament i lejuam maxhorancës për të bërë një kod sipas qejfeve të veta. Me koalicionet klasike do të fitonte e djathta. Duke bërë këto gabime opozita, e kryesisht Basha, edhe ne që ramë konsensus, atëherë njerëzit u bënë pesimistë, sidomos të djathtët.

Në këtë moment zallahie për shkakun e vet personal Berisha bëri atë lloj lëvizje, edhe pati kaq shumë përkrahje. Duke pasur një farë rreze shprese njerëzit, shkuan pas Berishës, shto këtu edhe karizmën që ka. Në këto kushte brenda PD, figura që mund të ishte më karizmatike është dhe do të ishte Berisha. Këtu s’ka surpriza. Njerëzit që janë të suksesshëm s’janë modestë.

Përballë këtit fakti kemi Berishën në krye të PD. Ka dhe parcelë të tretë që janë neutralë. Fakti konkret, në rastin e Presidentit nuk po bashkohemi. A do të mundemi të kapërcejmë problemet individuale për të fituar, kjo mbetet për t’u parë. Sali Berisha e fiton PD, sa herë të votohet, nuk ka kundërshtarë. Do të ishte mirë sipas meje që pavarësisht që e dinë që fiton”, tha Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: