Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka, mbështet Bankën Kombëtare të Zhvillimit, teksa thekson se ajo rrit shkallën e investimeve dhe ndihmon në zbutjen e problemeve të mprehta sociale.

Në një deklaratë për media, PAA thekson se e ka pjesë të programit të saj ekonomik 2021-2025 mbështetjen e krijimit të BKZH.

Deklarata e PAA:
Banka Kombëtare e Zhvillimit lehtëson identifikimin dhe financimin e projekteve më konkuruese dhe me fokus zhvillimin e qendrueshëm dhe kohezionin social, rrisin profesionalizmin e stafeve të tyre, rrisin mundësitë e thithjes së fondeve nga burime potenciale.

BKZH krahasuar me disa dhjetra agjensi qeveritare të shumëllojshme dhe të keq koordinuara, reduktojnë ndjeshëm kostot e tyre dhe të projekteve, rrisin shkallën e kthimit të investimeve dhe ndihmojnë në zbutjen e problemeve të mprehta sociale.

PAA e ka pjesë të programit të saj ekonomik 2021-2025 mbështetjen e krijimit të BKZH.
Duke u krijuar me ligj të veçantë dhe duke i zgjedhur drejtuesit nga kuvendi – rritet pavarësia e BKZH, rritet transparenca dhe mbi të gjitha investimi profesional i çdo burimi financiar.

Aktualisht edhe FMN ka një qëndrim lehtësues lidhur me plotësimin e institucioneve financiare publike të vendeve në zhvillim në përballjen me problemet e rënda sociale dhe efikasitetin e ulët dhe të keq-përdorur nga qeveritaret të agjensive thjeshtë qeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb