Pas ndarjes së aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja, kanë reaguar shumë personazhe të njohur, të botës së artit dhe politikës.

I radhës që ka kushtuar një shkrim ngushëllues për të, është kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, e cilëson aktorin Radoja si një njeri plot humor e të respektuar nga të gjithë, qytetarët e Durrësit, por e gjithë Shqipërisë.

Gjithashtu Duka i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

“Sot u nda nga jeta aktori durrsak Guljem Radoja.

Ngushëllime të sinqerta familjes së tij, miqve dhe kolegëve!

Radoja buzagaz e plot humor do të mbahet mend dhe do të respektohet gjithmonë si aktor i merituar dhe qytetar i nderuar që dha aq shumë për Durrësin dhe Shqipërinë.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!, shkruan Duka.

Ndërkaq, kujtojmë se aktori Guljelm Radoja u nda nga jeta mëngjesin e të mërkurës si pasojë e COVID-19. Ai prej ditësh ishte i shtruar në spitalin e “Shefqet Ndroqi”, ndërsa kohët e fundit, ishte vendosur në intubim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb